Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e sulmeve antisemitike, duke thënë se kjo ka bërë që hebrenjtë të kenë “frikë të tregojnë se kush janë”.
Ai theksoi se shumë hebrenj ndihen të frikësuar për të shkuar në sinagogë, universitet si hebrenj, për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë apo për t’u identifikuar si hebrenj para kolegëve.
“Askush nuk duhet të jetojë kështu në Britani, por hebrenjtë jetojnë kështu”, tha Starmer.
Ai shtoi se ankthi i përhershëm i komunitetit hebre nuk është vetëm shqetësues, por shpesh kalon në frikë reale dhe terror.
“Dje ky ankth, që është gjithmonë aty, shkoi në një vend tjetër, në terror, sinqerisht. Kjo është fjala e duhur”, përfundoi kryeministri.
Top Channel