Zjarri pranë një baze ushtarake në Holandë detyron evakuimin e aeroportit Kempen, thatësira rrit rrezikun e përhapjes së flakëve
Dy sërfistë përjetuan momente ankthi pranë brigjeve të kalifornisë, kur një peshkaqen rreth katër metra i gjatë ndoqi njërin prej tyre për një distancë të gjatë gjatë një seance sërfi me hidrofoil.
Sipas raportimit të 7News, Ron Takeda dhe Tavis Boyce po bënin sërf kur vunë re një grabitqar të madh detar që i ndiqte nën sipërfaqe, duke lëvizur në mënyrë agresive dhe pa u larguar.
Një video që qarkullon në internet ka kapur momentin dramatik, ku shihet penda e peshkaqenit duke ndjekur sërfistin për një distancë të konsiderueshme. Fillimisht, Takeda shpresonte që hija e errët nën dërrasën e tij të ishte e padëmshme.
“Dëgjova një zhurmë dhe pashë disa herë pas. Më në fund vura re një hije të madhe nën dërrasën time. Doja të besoja se ishte një delfin, por isha pothuajse i sigurt se nuk ishte”, tregoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=XoBg9koN6mM
Ndërsa peshkaqeni afrohej, Takeda i kërkoi mendim mikut të tij. “E pyeta Tavisin ‘A është ky një delfin?’ dhe ai më tha ‘Jo, mos hyr brenda’”, rrëfeu ai. Boyce më vonë komentoi me ironi: “Kur dikush pyet ‘A është ky një delfin?’, nuk është kurrë një delfin”. Pavarësisht rrezikut, Takeda arriti të ruajë qetësinë dhe të qëndrojë mbi dërrasë, duke vazhduar lëvizjen për rreth 19 kilometra, ndërsa peshkaqeni e ndiqte. Ai theksoi se mbijetesa e tij varej nga qëndrimi në këmbë dhe përqendrimi maksimal për të mos bërë asnjë gabim.
Gjatë ndjekjes, ai arriti të dallonte vetëm pendën dorsale dhe shkumën e krijuar nga lëvizja e bishtit të peshkaqenit, ndërsa pjesa tjetër e trupit mbeti e fshehur nën sipërfaqe.
Pas publikimit të videos, disa përdorues në rrjetet sociale hodhën dyshime se pamjet mund të ishin krijuar me inteligjencë artificiale, por të dy sërfistët i mohuan kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se ngjarja ishte reale.
Pavarësisht përvojës së rrezikshme, ata u rikthyen në të njëjtin vend një ditë më vonë, duke vazhduar aktivitetin e tyre në det.
Top Channel