15-vjeçari hakeroi mbi 12 milionë të dhëna personale të francezëve, donte t’i shiste në tregun e zi dixhital
Presidenti amerikan Donald Trump është rikthyer me një reagim të fortë publik përmes një postimi, duke sulmuar drejtpërdrejt prezantuesin e njohur Jimmy Kimmel si dhe rrjetin televiziv ABC.
Në reagimin e tij, Trump kritikoi ashpër performancën e Kimmel, duke vënë në dyshim arsyen pse ai vazhdon të jetë në ekran dhe duke pyetur publikisht se kur ABC do të vendosë ta largojë nga puna. Ai e cilësoi prezantuesin si “pa humor” dhe pretendoi se emisioni i tij është ndër më të ndjekurit me vlerësimet më të ulëta në televizion.

“Njerëzit janë të indinjuar. Shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti”, shkroi Trump, duke lënë të kuptohet për një pakënaqësi më të gjerë publike ndaj figurës së Kimmel.
Tensionet mes dy figurave publike nuk janë të reja. Ato u përshkallëzuan pas një komenti të bërë nga Kimmel për bashkëshorten e presidentit, Melania Trump, të cilën ai e përshkroi si një “vejushë të ardhshme”. Më vonë, prezantuesi e justifikoi deklaratën si një koment satirik të lehtë, duke iu referuar diferencës në moshë të çiftit.
Përplasjet mes politikanëve dhe figurave të njohura të medias kanë qenë të shpeshta në SHBA, por ky reagim i fundit i Trump pritet të rrisë më tej debatet publike rreth rolit të humorit dhe kritikës në televizion.
Top Channel