“Duhet të rregullojë vendin e tij të shkatërruar”/ Trump kritikon sërish Merz: Bëje Gjermaninë më të sigurt

30/04/2026 16:56

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sërish kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke e akuzuar për dështim në menaxhimin e luftës në Ukrainë dhe për fokusin e tij në prioritetet e gabuara.

Trump theksoi se Merz duhet të përqendrohet më shumë në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke vënë në dukje mungesën e rezultateve të dukshme deri më tani.

Gjithashtu, presidenti Trump ngriti shqetësime për problemet e brendshme të Gjermanisë, duke përmendur çështjet e migracionit dhe politikës së energjisë.

“Kancelari gjerman duhet të kalojë më shumë kohë duke i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, ku deri tani ka rezultuar plotësisht joefektiv, dhe duke rregulluar vendin e tij të shkatërruar, veçanërisht në çështjet e migracionit dhe energjisë, dhe më pak kohë duke ndërhyrë tek ata që eliminojnë kërcënimin bërthamor nga Irani, duke e bërë kështu botën, përfshirë Gjermaninë, një vend më të sigurt”, deklaroi Trump në Truth Social.

Top Channel