BE kërkon ekspertë bërthamorë në bisedimet për paqe me Teheranin: Do të përfundojmë me një Iran të rrezikshëm nëse… Plagosje me thikë në pazarin e vjetër të Korçës. Të përfshirë në sherr janë dy pronarë lokalesh dhe 1 person tjetër.
Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit.
Pas kësaj, njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër. Aktualisht tre të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës.
Paraprakisht, nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të hapësirës publike duke pasur pretendime për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave në pjesën e jashtme të dy lokaleve.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë në total 4 persona, dy vëllezër me dy vëllezër të tjerë. 3 prej tyre kanë marrë mjekimin në spital dhe do të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt. Nga konflikti ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy të tjerët kanë dëmtime të lehta nga karriget.
Top Channel