Incidenti me Vinicius në ndeshjes mes Benfikës dhe Real Madridit, UEFA e gjen fajtor dhe ndëshkon Prestiannin

24/04/2026 18:01

Lojtari i Benfikës, Gianluca Prestianni, është pezulluar me gjashtë ndeshje pasi u shpall fajtor për sjellje homofobike ndaj lojtarit të Real Madridit, Vinícius Júnior. Fillimisht ai do të kryejë gjysmën e dënimit dhe do të jetë në periudhë prove për tri ndeshjet e tjera për një periudhë 2-vjeçare.

Pezullimi përfshin ndeshjen e vetme që Prestianni vuajti si pezullim të përkohshëm në shkurt, kështu që nëse e kalon si duhet periudhën 2-vjeçare të provës, ai do të mungojë vetëm për dy ndeshje të tjera.

Vinícius pretendoi se ishte abuzuar në mënyrë raciste gjatë ndeshjes së raundit eliminator midis skuadrave në Lisbonë më 17 shkurt.  UEFA emëroi një hetues etik dhe disiplinor, i cili arriti në përfundimin se sjellja e Prestiannit ishte homofobike dhe jo raciste.

UEFA tha se ka kërkuar që FIFA ta zgjerojë ndalimin në të gjithë botën. Në shkurt u raportua se Prestianni i kishte thënë UEFA-s se kishte përdorur një fyerje homofobike në vend të një fyerjeje raciste. Vinícius u largua përkohësisht nga fusha pas komenteve të Prestianni-t, duke rezultuar në një ndërprerje që zgjati 10 minuta.

Incidenti mund të shkaktojë një ndryshim të ligjit, me Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) që do të takohet në Kanada javën e ardhshme, përpara Kongresit të FIFA-s, për të shqyrtuar se si trajtohen lojtarët nëse mbulojnë gojën për të folur me një kundërshtar në një përballje.

Top Channel