Pas ndeshjeve të Kupës, Komisioni i Disiplinës gjobit Elbasanin dhe Vllazninë
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, ka bërë deklarata të forta lidhur me polemikat e vazhdueshme rreth arbitrimit në futbollin evropian, duke pranuar se situata me interpretimin e rregullave është bërë gjithnjë e më e paqartë.
Në një intervistë për “The Forum”, kreu i futbollit evropian u ndal veçanërisht te rastet e diskutueshme të penalltive dhe dorës në zonë, duke thënë se as tifozët dhe as vetë ai nuk e kanë më të qartë kur duhet akorduar penallti.
“Disa herë tifozët nuk i kuptojnë interpretimet e rregullave dhe i kuptoj plotësisht. Madje, nuk i kuptoj as unë. Për shembull, për dorën në zonë, askush nuk e di më çfarë është penallti dhe çfarë jo. Si mund të përcaktohet qëllimi? Ne nuk jemi psikiatër”, u shpreh Čeferin. Deklaratat e tij vijnë në një moment kur Champions League është shoqëruar me polemika të shumta arbitrazhi, me klube si Barcelona dhe Real Madrid që kanë shprehur pakënaqësi për vendime të caktuara në ndeshjet e fundit.
Čeferin gjithashtu mbrojti rolin e VAR-it, duke theksuar se teknologjia duhet të ndërhyjë vetëm në raste të gabimeve të qarta dhe të dukshme, ndërsa rishikimet duhet të jenë të shpejta për të mos ndikuar në ritmin e lojës. “VAR-i duhet të ndërhyjë vetëm kur ka gabim të qartë dhe të dukshëm. Rishikimet nuk duhet të zgjasin aq shumë sa ndodh ndonjëherë”, shtoi ai.
Megjithatë, presidenti i UEFA-s theksoi se rregullat duhet të respektohen, por pranoi se po rritet distanca mes klubeve dhe sistemit të arbitrimit, duke lënë të kuptohet se ndryshime të reja mund të jenë të nevojshme në të ardhmen.
Top Channel