Kupa e Gjermanisë/ Stuttgart mundi Freiburgun pas shtesës dhe kalon në finale ku e pret Bayern Munich
Me Claudio Ranierin që është shumë pranë lamtumirës nga Roma, vjen spontane pyetja; çfarë do të ndodhë me Gian Piero Gasperinin dhe Ricky Massara. E nisim nga trajneri, që erdhi në kryeqytetin italian në qershor dhe që synonte kualifikimin për në Ligën e Kampioneve pas një starti të shkëlqyer të sezonit.
Duke parë faktet, është e qartë se e fitoi ai duelin politik me Ranierin, por nuk është aspak e sigurt se ai do të vazhdojë që të qëndrojë në pankinën e Romës.
Konfirmimi përfundimtar do të mund të vijë vetëm në fund të sezonit kur Friedkin do të marrin vendimin duke parë edhe rezultatet në fushën e lojës. Për më tepër duke parë nga e kaluara dhe mënyrën e të vepruarit të amerikanëve nuk mund të përjashtohen edhe surpriza të mëdha. Por jo vetëm kaq, janë edhe kërkesat e vetë Gasperinit që do t’iu kërkojë pronarëve siguri për projektin dhe merkaton e verës, një merkato që parashikohet i komplikuar duke parë edhe kushtet e Fair Play Financiar; në qershor pa Ligën e Kampioneve, ndonjë emër i rëndësishëm është i destinuar të largohet
Por kush do ta drejtojë merkaton e verës së Romës? Nuk do të jetë Ricky Massara, Drejtori aktual Sportiv i Romës. Mund të merret e mirëqenë që edhe ai do të largohet si krahu i djathtë i Ranierit dhe për faktin se gjatë këtij sezoni është përplasur me Gasperinin disa herë për merkaton.
Për pasuesin e Massarës është një emër që iu pëlqen Friedkin-ëve, ai i Cristiano Giuntoli. Drejtuesi i njohur është në merkato pas aventurës zhgënjyese te Juventusi. Por vëmendja duket se është edhe te Giovanni Manna, që aktualisht është në kontratë me Napolin.
Top Channel