‘PSG është skuadër e vërtetë, Real Madrid është më i komplikuar’/ Karim Benzema tregon diferencat mes dy gjigandëve të futbollit
Në stadimin e Vallecas ku luan Rayo Vallecano i Ivan Balliut, mungojnë tribunat në një anë, prej disa ndeshjesh tabela elektronike ku shfaqen minutazhi dhe rezultati nuk funksionion dhe gjatë këtij sezoni ndeshja kundër Oviedos u shty për shkak të moskujdesit ndaj terrenit të lojës. Këtyre vështirësive, iu shtua edhe një tjetër, ajo e mbrëmjes së 23 prillit, që për fat të mirë u zgjidh shumë shpejt.
Gjithçka ndodhi në sfidën me Espanyolin. Me t’u kthyer në fushë pas pushimit të ndeshjes, asistenti i arbitrit vuri re një vrimë në cepin e djathtë të portës që do të mbrohej nga portieri i Rayos, Dani Cardenas. Duke parë se askush nga përgjegjësit e skuadrës vendase nuk u paraqit, hyri në veprim vetë portieri. Pa shkallë dhe pa instrumenta të tjerë për të riparuar portën, Cardenas mori një shirit ngjitës, një top të cilin e përdori si stol për t’u ngjitur dhe rregulloi rrjetën
Rayo e fitoi ndeshjen me Espanyolin, një sfidë mbijetese kjo me rezultatin 1-0 me golin e Sergi Camello në minutën e 87, por protagonist i ndeshjes ishte gjithnjë Cardenas. Në pjesën e parë, portieri i Rayos veshi mantelin e Superman teksa fluturoi për të ndalur një gjuajtje të fortë nga distanca të Edu Exposito. Ndërsa në pjesën e dytë e mbrojti me të gjitha mënyrat portën që e riparoi vetë duke pritur edhe një penallti të Kike. Në fund të ndeshjes, Cardenas duke buzëqeshur komentoi atë çfarë ndodhi. ‘Penalltia? Stërvitem për të bërë pritje. Gjesti i vërtetë atletik dhe teknik ishte riparimi i portës’-ishin fjalët e gardianit të Rayo Vallecanos.
Top Channel