Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se është qëlluar drejt një automjeti, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Autorët e dyshuar janë Pren Gjoka dhe dy djemt e tij, Henrik Gjoka dhe Paris Gjoka.

Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.

Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar janë shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj., njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

Top Channel