Bonus qiraje për “zjarrin”, miratohen sot në Këshillin Bashkiak pagesat prej 40 mijë lekësh për familjet e dëmtuara në pallatin pranë QSUT
22/04/2026 12:19
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak do të diskutohet për bonusin e qirasë për zjarrin që përfshiu pallatin 12-katësh pranë QSUT-së.
Gazetarja Alma Demiraj në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve në Top Channel, u shpreh se pasditen e sotme pritet të miratohet pagesa prej 40 mijë lekësh për familjet e dëmtuara.
“Familjet e prekura nga zjarri do të marrin bonusin 40 mijë lekë në muaj, deri në momentin që kompania “Arlis” të dorëzojë apartamentet e dëmtuara në gjendjen e mëparshme”, raportoi gazetarja.
Top Channel