Erion Braçe në GJKKO, deputeti paraqitet sërish në Gjykatën e Posaçme
22/04/2026 13:11
Deputeti Erion Braçe është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ai u paraqit paraditen e kësaj të mërkure.
Teksa kaloi para gazetarëve, Bracë nuk dha koment, por u shfaq i buzëqeshur. Edhe një javë më parë Braçe është parë sërish në ambientet e GJKKO.
Top Channel