Kompensim për karburantet/ Sot mbledhja e Këshillit Bashkiak, do mbështeten linjat e transportit urban për të përballuar çmimet e rritura të naftës

22/04/2026 12:10

Në orët e pasdites të kësaj të mërkure do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku pritet të miratohet kompensimi për shoqëritë e transportit ndërqytetas.

Gazetarja Alma Demiraj raporton për Top Channel se këto shoqëri transporti do të kompensohen në vlerën 50 lekë për litër për muajt mars, prill dhe maj, duke marrë për bazë sasinë e karburantit të një viti më parë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Shoqata e Transportit Ndërqytetas reduktoi urbanet në 40%, por nuk zgjati shumë, pasi u arrit marrëveshja me qeverinë.

Top Channel