“Monet” dhe “La belle de l’Adriatique” hapin sezonin, ‘zbarkojnë’ në Durrës dy kroçierat e para
Pas të paktën tre muajsh pa një drejtues të emëruar, burgu i Durrësit ka një drejtor të ri.
Në krye të këtij institucioni është emëruar Serjan Mazrreku, duke i dhënë fund një periudhe drejtimi të komanduar në këtë IEVP, që erdhi pas arrestimit në janar të ish-drejtorit Indrit Cerloj, pasojë e arratisjes së Altin Ndocit.
Mazrreku zëvendëson në këtë detyrë Ervin Kurtin, i cili drejtonte institucionin me komandim. Kurti u komandua në detyrë pas Edmond Llabanit, i cili vetëm pak ditë pas komandimit pësoi hemorragji cerebrale, u dërgua për mjekim në Itali dhe humbi jetën në fillim të këtij muaji, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.
Serjan Mazrreku ka një profil që ndërthur përvojën në administratë dhe profesionin e juristit. Ai ka mbajtur më herët detyrën e administratorit të zonës së Durrësit të Ri në Bashkinë Durrës, ndërsa pas largimit nga kjo detyrë ushtroi profesionin e avokatit.
Emri i tij u lakua edhe në zhvillimet politike të viteve të fundit në Durrës. Rreth pesë vite më parë, në shenjë pakënaqësie me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, iu bashkua Partisë Demokratike, një afrim që zgjati për një periudhë të shkurtër dhe u rikthye më pas tek socialistët
Top Channel