Vrasja e Gjin Ndoj, GJKKO letërporosi Francës për sqarimin e të dhënave SKY ECC
Deputeti socialist Erion Braçe sot në Kuvend foli për problemin që importi i produkteve i ka sjellë importi i mallrave fermerëve shqiptar.
Braçe tha se për shkak të importit konsumatori shqiptar blen mallrat 5-6 herë më shtrenjtë se konsumatori evropian dhe se malli i fermerëve shqiptar vazhdon të çohet dëm.
“Kemi pasur 2 probleme shumë të rëndësishme me eksportet tona, sidomos ato bujqësore. E par nuk na njohin certifikatat fitosanitare mes një fushate të turpshme kundër produkteve shqiptare që nis në këtë vend dhe përfundon në secilin vend të rajonit apo edhe në vendet që janë destinacion i eksporteve tona. Kjo është një gjë që duhet të rregulluar. Pastaj kemi problemin e ndalimit në kufi, të zbrazjes së kamionëve në kufi të mbajtjes atje për orë të tëra në kushte atmosferike të papërshtatshme dhe në fund fare të prishjes së mallit.
Kjo marrëveshja dhe ky protokolli shtesë duhet të zgjidhë edhe këtë problematikë. Tani në kushtet kur duke filluar nga nëntori kemi pasur dëme kolosale në bujqësi deri në fund të shkurtit, kemi qenë nën agresionin e importit dhe çmimet që kanë qenë në treg janë justifikuar me këtë fakt. Unë i jam drejtuar Drejtorisë së Doganave dhe veçanërisht produkti i domates. Më bën përshtypje që ka dy zëra domate dhe domatina, të ardhura nga Greqia, Serbia, Italia dhe Turqia, ky ka qenë importi kyç i joni, por e dini që janë diku 2500 tonë nga harku kohor nëntor-mars që janë blerë dhe zhdoganuar me çmime marramendëse.
Sepse të gjithë këtu kanë blerë domaten me 45-50 për kg, ndërkohë që çmimet e importit janë nga Greqia-56 lekë, Italia-59 lekë, Serbia-274 lekë, Turqia-64 lekë, pastaj vijmë tek produkti domatin, Greqia-73 lekë, Italia-52 lekë, Turqia-62 lek dhe nga Spanja-51 lekë. Këto numra janë 5 apo 6 herë më të lira se sa çmimi me të cilin ka blere konsumatori shqiptar produktin e domates, ky është një abuzim skandaloz në një treg ku nuk qarkullon fature fiskale. Duhet mbështetur bujqësia tani sepse do duhet të importojmë përsëri. Ky është abuzim skandaloz”, tha Braçe në Kuvend.
Top Channel