Vizita në Romë, kryeministri Rama nxjerr foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet para takimit, se motra e Italisë nuk të fal për njohuritë që ka
Pas gati dy vitesh hetime dhe koordinimi, policia zbuloi të hënën tre call center të përfshirë në skema mashtrimi me investime online.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha foli për zbulimin e tre ‘call center’ të përfshirë në skema mashtrimi me investime online në Tiranë.
Sipas tij janë vjedhur dhe mashtruar pensionistët e vendeve që kanë kontribuar në Shqipëri, ndërsa shtoi se ‘ky aktivitet është i mbrojtur nga shteti’.
“Parlamenti shqiptar ka mbetur vetëm një ‘fiction’ dhe nuk është më një realitet. Parlamenti nuk mbron më interesat e qytetarëve por përdoret në mënyrën më të pamëshirshme kundër shqiptarëve, interesave, pasurive dhe taksave të tyre. Për herë të parë në gjithë ekzistencën e Parlamentit, mandatet e krimit nuk lejojnë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
Në qytetet e Shqipërisë zhvillohet në mënyrë të ethshme një nga veprimtaritë më të egra kriminale, këto ditë në qytetet e Shqipërisë me qindra e qindra të ashtuquajtura Call Center, vjedhin ditë e natë pensionistët e vendeve që kanë kontribute të jashtëzakonshme. Hiena të vërteta nga salla krimi të mbrojtura nga shteti mashtrojnë dhe u grabisin pensionet pensionistëve në Itali, Austri, Gjermani, Spanjë, në një aktivitet fund e krye të mbrojtur nga shteti. Në një aktivitet në të cilin strukturat shtetërore nga polici tek niveli më i lartë janë mburojë.”, tha Berisha.
Top Channel