Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset rëndë edhe e reja që e shoqëronte
14/04/2026 12:00
Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë.
Sipas mediave suedeze, alarmi u mor pak para mesnatës dhe zona u rrethua nga forcat policore. Policia kreu një hetim gjatë natës, por ende nuk ka të dyshuar për atentatin ndaj të riut shqiptar.
Ndërkohë bëhet me dije se është plagosur edhe një e re që e shoqëronte të riun shqiptar. Sipas autoriteteve vajza është rreth të 25-ave.
Sakaq, dyshohet se i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane.
Gazetari në Suedi, Ervin Dushi bën me dije se viktima është shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.
Top Channel