Diego Simeone është biznesmen apo trajner më i mirë? Nuk do t’ju besohet, argjentinasi, zotëron 180 apartamente dhe 7 vila… Mbi 1000 shqiptarë nga e gjithë bota janë mbledhur në Tiranë në samitin e katërt të diasporës.
Sikurse edhe në samitet e tjera, synohet marrja e më të mirës prej vlerave të shqiptarëve jashtë vendit, e sidomos ekspertiza e tyre e pasur në shumë fusha, në një kohë kur Shqipëria, deri 2030, synon anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.
Arbër Gashi është një prej dy deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Suedisë. Nga samiti i diasporës, në një intervistë për Top Channel, thotë se shqiptarët kudo ku janë në botë kanë shumë se çfarë mund të japin për Shqipërinë.
MUHAMED VELIU – Çfarë kërkon diaspora nga ky samit?
ARBËR GASHI – Kërkon jo vetëm akomodim turistik si shumë herë. Kërkon reforma, sikurse dhe shtetet që përfaqësojmë. Unë jam shtetas suedez, kam lindur e rritur atje, dhe kërkesat që ka shteti suedez dhe unë janë reforma në drejtësi, liri e medias dhe ngritje e standardit për punëtorët e zakonshëm në Shqipëri drejt rrugëtimit të saj në BE. Këto janë kërkesat që ne mbajmë.
MUHAMED VELIU – Çfarë kontributi mund të japë diaspora në zhvillimin ekonomik, po ashtu edhe politik të Shqipërisë?
ARBËR GASHI – Dakordimi politik besoj se ka munguar deri tani. Unë jam deputet i Parlamentit Suedez. Ditën e parë të mandatit tim, takimin e parë që kam pasur në ambasadën e Shqipërisë me ambasadoren Albana Dautllari jemi dakorduar për shumë gjëra. Kemi ngritur mocione në parlamentin e Suedisë dhe kjo është forma si do të veprohet. Jo vetëm me fjalë e fjalime, por me vepra.
MUHAMED VELIU – A besoni se shteti shqiptar është duke bërë sa duhet dhe shkon përtej retorikës kur vjen puna për ta përfshirë diasporën në jetën e vendit?
ARBËR GASHI – Absolutisht. Unë flas nga përvoja ime. Jemi në dakordësi; çdo herë ka festa të mëdha apo punë që duhet bërë, jemi në bashkëpunim dhe, sipas përvojës time, jemi shumë, shumë mirë. Por shembulli suedez, siç e përfaqësoj unë, besoj që mund të adaptohet edhe në vende të tjera.
MUHAMED VELIU – Çfarë prisni të prodhojë ky samit?
ARBËR GASHI – Që të jemi akoma më të dakorduar dhe të kemi një platformë më praktike se si ne bashkëpunojmë. Kontaktet mos të jenë nëpër ambasada të largëta, por kontakte në rrugë më të shkurtër dhe të punojnë sa më shumë bashkërisht. Kjo është e vetmja që unë pres prej samitit.
Top Channel