“Ndoshta diçka do të ndodhë në Pakistan në dy ditët e ardhshme”, Trump lë të hapur mundësinë e bisedimeve me Iranin
Policia gjyqësore ka ‘mësyrë’ sot në Pallatin Elize, si pjesë e një hetimi mbi kontratat publike që lidhen me ceremonitë e Panteonit, të dhëna për më shumë se njëzet vjet të njëjtës kompani.
Sipas mediave vendase, të martën në mëngjes, disa hetuese dhe efektivë gjyqësore të Parisit shkuan në Pallatin Élysée në Rue du Faubourg-Saint-Honoré në Paris.
Prania e tyre është e lidhur me “një hetim mbi dhënien e kontratave për ceremonitë e hyrjes në Pantheon për të njëjtën kompani “, tha një burim pranë çështjes për AFP-në.
Policia gjyqësore po heton kontratat midis presidencës franceze dhe kompanisë së menaxhimit të eventeve Shortcut Events, e cila ishte përgjegjëse për organizimin e ceremonive për varrimet në Pantheon midis viteve 2002 dhe 2024.
Për më shumë se dy dekada, e njëjta kompani fitoi sistematikisht kontratat, për çdo ceremoni varrimi, që i kushtoi shtetit afërsisht dy milionë euro.
Pallati Élysée, deri më tani, nuk është përgjigjur ende kërkesave për koment.
Top Channel