Video/ Helikopteri i vjen në ndihmë zjarrfikësve, tenton të shuajë flakët duke hedhur ujë mbi pallat
Po mbahet sot në Tiranë dita e dytë e Samitit të Diasporës. Gjatë diskutimeve, shqiptarët e ardhur nga diaspora i janë drejtuar me pyetje panelistëve.
Një prej tyre, një ish-minator nga Bulqiza, i është drejtuar kreut të grupit të PS Taulant Balla, duke i treguar një problem që ka me një tokë të trashëguar nga gjyshi i tij.
Ai i tha se edhe pse i ka shkruar disa herë Komunës për të zgjidhur këtë shqetësim, nuk i kanë kthyer përgjigje.
Balla e sqaroi për hapat që do duhet të ndjekë, ndërsa i tha ë tej se nëse nuk ka marrë përgjigje, atëherë do ta ndjekë vetë ai këtë shqetësim.
“Meqë paketa e maleve është miratuar, kemi pengesa të theksuara ligjore nga ligji 7501, sepse ne kemi qenë punë shteti, kemi qenë larg vendlindjes dhe nuk kemi pasur mundësi të bëjmë letrat individuale sipas këtij ligji, një ligj kriminal, sepse akoma e sot po vriten bashkëkombësit tanë nga ai ligj famëkeq. Në lidhje me këtë, unë jam dakord me ligjin, por nuk më japin pronën se është në emrin e gjyshit, gjyshi ka vdekur”, tha ish-minatori.
“Paketa e maleve është për të të shpëtuar nga kjo pjesa e 7501”, iu përgjigj Balla.
“Nuk ma jep komuna, i kam bërë kërkesë ka 10 vjet, kam shkuar tek noteri…”, iu përgjigj ai më tej Ballës.
“Nuk ke punë fare tek noteri, shkoni te noteri që tu marrë ndonjë lekë. A do përgjigjen? Nuk është kohë për mendim, është kohë për përgjigje. Nëse ke në plan të bësh një gjë te toka e gjyshi… atë tokë që ta ka lënë gjyshi, bëj kërkesë në Këshillin Bashkiak në Bulqizë, dhe këshilli brenda 30 ditëve do ta miratojë tokën. Mos shko tek noteri shko te këshilli bashkiak i Bulqizës”, i tha socialisti.
“Dhjetë herë e kam bërë kërkesën”, replikoi i moshuari.
“Nuk e ke bërë kërkesën, ma sill mua se do ta ndjek unë”, iu përgjigj Balla.
Ndërkohë, në një tjetër panel të mbajtur gjatë kësaj ditë, Eva Baçi, një juriste e cila jeton në Bolonjë prej 25 vitesh, u shpreh se pavarësisht dëshirës së emigrantëve për tu kthyer në vendlindje, mungojnë hapësirat reale për përfshirje.
“Dëshira për t’u kthyer në Shqipëri është shumë e madhe, ndaj marrim pjesë në Samite sepse presim një dritare te hapur nga toka mëmë, për t’u kthyer, që të na hapë derën. Skenari është shkruar shumë bukur, si ai regjisori që shkruan shumë bukur, dëgjojmë narrativa, por mungojnë aktorët kryesorë që është Diaspora. Ky është Samiti i Diasporës. Mendoj se përveç hapjes që fjala duhet t’u jepet ministrit, kryeministrit dhe presidentit, aktorët kryesorë jemi ne. Unë doja që të bëja një diskutim dhe nuk m’u dha e drejta e fjalës. Duhet t’i mbarojmë këto filmat e bukur, që ne vetëm të dëgjojmë”, tha ajo.
“Hapni dyer, sepse Shqipërisë nuk i mungon truri. I keni mbyllur dyert, të gjitha personave që janë të përgatitur”, iu tha ajo politikanëve në panel.
Top Channel