Vrau fqinjin me armë zjarri në Nikël, gjykata e Tiranës lë në burg autorin Eduart Afmataj
14/04/2026 15:35
Gjykata Penale e Tiranës vendosi arrest në burg për Eduart Afmatajn, autorin e dyshuar të vrasjes së Artur Çangut.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në zonën e Fushë-Krujës. Ngjarja dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve të pronësisë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha gjithçka ka nisur si një debat verbal dhe përfundoi me vrasjen e Çangut.
Top Channel