LIVE/ Një ditë pas ndryshimeve në 6 ministri, Rama mbledh kabinetin qeveritar, mungojnë Vengu e Spiropali

27/02/2026 12:08

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Kryeministrisë qeverinë.

Burime të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, bëjnë me dije se në mbledhje mungoi Pirro Vengu  dhe Elisa Spiropali.

Siç është raportuar edhe më parë, në mbledhjen e djeshme të grupit të PS u larguan nga detyra Elisa Spiropali, Pirro Vengu dhe Belinda Balluku.

Në ministrinë e Jashtme shkoi Ferid Hoxha, diplomat karriere, ish-ambasadori ynë në OKB dhe aktualisht kreu i misionit tonë në BE.

Albana Koçiut mori postin e zëvendëskryeministres, ndërsa Toni Gogu postin e Ministrit të Drejtësisë.

Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE.

Besfort Llamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, do të marrë postin e ministrit të Brendshëm, duke u rikthyer në këtë ministri ku ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama 3.

Pirro Vëngu zëvendësohet nga nga Ermal Nufi, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në kabinetin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre.

Erjona Ismaili, deputete e qarkut Vlorë, do të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

26 SHKURT 2026

20:56 Lëvizjet e Ramës në Qeveri, reagon Berisha: Do të shpëtojë lëkurën, kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten. Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.

20:38 Riformatimi i Qeverisë 6 muaj pasi u votua në Kuvend, cilët janë ministrat që i rezistuan ndryshimeve

Ndryshimet u bënë në ministrinë e Jashtme, të Drejtësisë, të Brendshme, Marrëdhëniet për Parlamentin, Infrastrukturës dhe Mbrojtjes. Ndërkohë, janë 9 ministri të cilat nuk janë prekur nga riformatimi i qeverisë.

Petrit Malaj, Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Mirela Kumbaro, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Sala, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Blendi Gonxhe, Ministria e Kultirës dhe Sportit, Andis Salla, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Adea Pirdeni, Minisitre e Shtetit për Administratën publike dhe Antikorrupsionin, Ervin demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Majlinda Dhuka, Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja në BE.

Ndryshimet në qeveri u bënë gjashtë muaj pas votimit të kabinetit “Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë.

20:27 Ikin Spiropali e Vengu/ Ambasadori Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, deputetja e PS merr postin e Toni Gogut

Zv.kryeministër Ikën Belinda Balluku, vjen Albana Koçiu

Ministria e Jashtme Ikën Elisa Spiropali, vjen Ferit Hoxha

Ministri e Drejtësisë Ikën Besfort Lamallari, vjen Toni Gogu

Ministria e Brendshme Ikën Albana Koçiu, vjen Besfort Lamallari

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ikën Toni Gogu, vjen Erjona Ismaili

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës Ikën Belinda Balluku, vjen Enea Karakaçi

Ministër i Mbrojtjes Ikën Pirro Vengu, vjen Ermal Nufi

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB