Partia Socialiste po shkon drejt refuzimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për të marrë autorizimin në Kuvend për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Megjithëse kanë deklaruar, se raportin e tyre do ta paraqesin në seancë, të majtët kanë deklaruar se pezullimi nga detyra që Gjykata e Posaçme i ka bërë zv.kryeministres, është një masë e mjaftueshme.
PD doli me një raport drejtuar Kuvendit ku kërkon që në seancë plenare të votohet pro heqjes së imunitetit të zv. kryeministres, ndërsa PS nga ana tjetër tha se mjafton masa që ka për hetimin dhe se raporti i tyre do të hartohet pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
SPAK u përfaqësua në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Ndërsa zv.kryeministrja Balluku u përfaqësua nga Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për qëndrimin e 5 anëtarëve të PD-së në Këshill.
Ai shprehu se avokatët e Ballukut ndihmuan sot Këshillin në përparimin drejt marrjes së një vendimi për kërkesën e SPAK dhe shtoi se në konkluzion 5 anëtarët e PS-së refuzuan ta aprovonin atë.
Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga ana e tyre nuk ka pasur dakordësi me mënyrën sesi u soll raporti i PD, ku i kërkonte Kuvendit që të hiqte imunitetin e Belinda Ballukut.
Balla tha grupi parlamentar i PS do të bëjë një mbledhje me më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve, teksa shtoi se do duhet të respektohet kushtetuta, sa i takon prezumimit të pafajësisë.
Po mbahet sot mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Mbrojtja e Ballukut gjatë mbledhjes, ka mohuar çdo mundësi për arratisje apo prishje provash nga ana e zv. kryeministres.
Megjithëse me dyer të mbyllura, mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për shqyrtimin e kërkesës për SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, janë mësuar detaje nga përballja e deputetëve të PS e PD me prokurorët.
Gazetari I Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar pesë pyetjet që deputetët e PS-së i kanë bërë SPAK dhe që kanë të bëjnë me lidhjen që ekziston mes kërkesës së SPAK dhe vendimit të Kushtetueses si dhe faktet konkrete që Prokuroria ka për kërcënimin e dëshmitarëve.
SPAK ka vendosur të mos fillojë hetime për kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Niko Peleshit, si kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Peleshi u kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, por sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, SPAK pasi ka regjistruar kallëzimin dhe ka kryer verifikimit, nuk ka gjetur elementë të shpërdorimit të detyrës nga Peleshi.
Top Channel