Rama takim me Netanyahun në Jerusalem, kryeministri do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit

26/01/2026 12:03

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda e nisën vizitën tre ditore në Izrael duke vizituar vendin ku në 7 Tetor 2023, gjatë festivalit Nova, Hamasi ku u vranë 370 persona e shumë të tjerë u morën peng.

Stacioni i parë i vizitës në Izrael, një vend që kumbon pa fjalë” shkruan kryeministri Edi Rama duke theksuar:  “Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer pas një kasaphane të patregueshme në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes“.

Kryeministri Rama po zhvillon një takim ‘kokë më kokë’ me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimimes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.

Siç njofton zyra e shtypit e kryeministrit në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga znj. Linda Rama, kryeministri  do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit.

Parashikohet në  orën 16:15 të ditës së sotme, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit.

Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB