Foto/ Nga festa në sheshet e Tiranës te gjumi në shkallët e stadiumit, si e kthyen tifozët ndeshjen Shqipëri-Angli në një spektakël të paharrueshëm

17/11/2025 10:35

Sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë ishte më shumë se një ndeshje futbolli. Ajo u kthye në një mbrëmje feste, jo vetëm për kuqezinjtë, të cilët kishin arritur për herë të parë fazën play off të një Botërori, dhe ndeshja me “Tre Luanët” ngjante më shumë si një miqësore luksi, por edhe për tifozët anglezë që erdhën në Tiranë.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga faqet e tifozëve anglezë, shihet qartazi se ata që kishin ardhur, e shijuan në maksimum jo vetëm ndeshjen, por gjithë Tiranën.

Shumë anglezë u bashkuan me shqiptarët, duke kaluar kohë të mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, mbrëmjet para dhe pas ndeshjes.

Kishte edhe disa që e tepruan me birrat e konsumuara dhe vendosën të flinin në shkallët e stadiumit.

Shumë vendosën të tregonin edhe cilin klub në ishull mbështesnin, duke ardhur me flamujt dhe fanellat e tyre.

Anglia triumfoi 0-2 në “Arenën Kombëtare”, por kjo disfatë nuk i kushtoi asgjë Shqipërisë, pasi ekipi kuqezi e kishte arritur objektivin play off, ndërsa tifozët u bënë bashkë dhe vendosën që mbrëmja e së dielës të ishte e paharrueshme për të gjithë.

FOTO GALERI
5/23

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta