
Një sezon i ri sportiv po afron dhe bashkë me të vjen një valë emocionesh që do të pushtojë çdo ekran, çdo zemër, çdo pasionant të vërtetë.
Sezoni 2025/26 është më i pasuri dhe DigitAlb është i vetmi destinacion ku do të përjetoni gjithçka, live në cilësi maksimale, me komente profesionale dhe mbi të gjitha, me ekskluzivitetin që e bën çdo ndeshje të veçantë.
Nxitoni të përfitoni nga oferta e DigitAlb me ulje çmimesh deri në 35% për paketat 12 mujore, e cila është e vlefshme deri më 31 Korrik. Ky është momenti ideal për të garantuar gjithë emocionin e sezonit të ri sportiv me çmimin më fantastik të vitit.
Futbolli nis me kampionatet më të forta në planet, dhe Premier League është majë listës. Liga më e ndjekur në botë, tempulli i dueleve legjendare, me stadiumet e mbushura dhe yjet e superfuqive si Manchester City, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea. Çdo ndeshje është histori më vete, çdo pikë vendos titullin dhe çdo javë sjell gola, polemika, emocione.
Sky Bet Championship është arena ku lindin kampionët e së ardhmes. Klube historike angleze, rivalitete të vjetra dhe një rrugëtim i ashpër drejt elitës. Në Spanjë, LaLiga është një festival teknik, një balet i futbollit. Barcelona me gjeneratën e re të yjeve, Real Madrid me galaktikët e rinj, Atletico me pasionin dhe grindjen e stilit “Cholo”. Nga Sevilla te Villarreal, nga Betis te Sociedad, çdo skuadër, çdo sfidë ka diçka për të thënë.
Në Francë, Ligue 1 është kthyer në një laborator talentesh dhe një fushë beteje për yjet e afirmuar. PSG kërkon të vijoje hegjemonine dominuese, ndërsa Marseille, Lyon, Monaco dhe të tjerat nuk dorëzohen. Eredivisie në Hollandë mbetet djepi i futbollit total. Ajax, PSV, Feyenoord dhe klube të reja ofrojnë lojë sulmuese, risi taktike dhe një brez të artë që po shpërthen në arenën ndërkombëtare. Kjo është liga ku lojtarët më të mëdhenj bëjnë hapat e parë drejt legjendës.
Në Turqi, Super Liga pritet e zjarrte. Një atmosferë unike, një pasion i papërshkrueshëm. Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor ofrojnë derbi të cilët nuk i barazon asgjë në intensitet.
Kombëtarja shqiptare, krenaria jonë, ne një tjetër betejë historike drejt Botërorit 2026. Kuqezinjtë me një brez të ri, më të fortë dhe më të përgatitur, do të luftojnë për të prekur një ëndërr të re. Bashkë me Kosovën, që po rritet me hapa të sigurt, çdo ndeshje e kualifikueseve do të jetë një histori për të rrëfyer, një përplasje që do ta jetojmë të gjithë bashkë.
UEFA Nations League sjell përballje të nivelit të lartë mes përfaqësueseve më të forta të kontinentit.
UEFA Europa League dhe UEFA Conference League janë skena ku ekipet më të mira të nivelit të dytë e të tretë luftojnë për lavdi. Dhe European Qualifiers janë arena e vërtetë e përfaqësueseve që kërkojnë të kualifikohen në fazen finale te Botërorit.
DigitAlb sjell gjithashtu dhe trofetë e kupave kombëtare, që gjithmonë ofrojnë surpriza dhe emocion të pastër. FA Cup, trofeu më i vjetër në botë, aty ku ndodhin mrekullitë angleze. Carabao Cup, kompeticioni që jep trofeun e parë sezonal.
Coupe de France në Francë, me përballje të forta mes gjigandëve dhe klubeve modeste që guxojnë.
KNVB Beker në Holandë, aty ku gjithçka është e mundur.
Por emocionet nuk ndalen vetëm te futbolli. Formula 1 vjen në ekranet tuaja me shpejtësinë marramendëse, duelin e madh Verstappen, Norris, Leclerc dhe betejën e skuderive.
Boksi dhe UFC sjellin duele titanësh, ku çdo raund është jetë a vdekje, ku çdo goditje është potencial për të hyrë në histori. Kampionë të botës, sfidues të uritur dhe netë të paharrueshme nën dritat e arenave më të mëdha.
Tenisi është pjesë e pandashme e programit te DigitAlb. Turnetë e mëdha Grand Slam, me emrat e mëdhenj të raketës si Carlos Alcaraz, Jannik Sinner, Iga Sëiatek, Aryna Sabalenka dhe yjet e rinj që kërkojnë lavdi.
Basketbolli gjithashtu sjell kualifikueset për Kupën e Botës, me përfaqësueset më të mira që përballen në ndeshje të mbushura me intensitet dhe spektakël.
Në fund, volejbolli është më pranë se kurrë. Nations League e volejbollit për femra dhe meshkuj ofron spektakël, blloqe të frikshme, shërbime të pandalshme dhe duele që shkojnë deri në pikën e fundit.
Me 60 sfida LIVE çdo javë, të shpërndara në 7 kanale të dedikuara ekskluzivisht sportit, DigitAlb e kthen çdo ditë të javës në një festë për sportdashësit.
Ky është sezoni që s’duhet humbur. Ky është momenti për të qenë aty ku emocionet lindin. Ky është viti i
DigitAlb. DigitAlb, shtëpia e sportit. Shtëpia e kampionëve.
Top Channel