
“Ditën mësim, natën modeling”/ Njësoj si në Itali, një tjetër mësuese pushohet nga puna pasi i zbulohet llogaria në OnlyFans
10/06 18:47
“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.
Urime të dy vendeve për logjikën dhe depërtimin që treguan. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin social Truth.
Ndërkohë edhe zëvendëskryeministri i Pakistanit, Ishaq Dar tha se Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim me efekt të menjëhershëm.
Ai shtoi: “Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin e tij territorial!”
Top Channel