
Avionët luftarakë indianë qëlluan me raketa tre baza ajrore në Pakistan, deklaroi sot një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze.
Sipas njoftimit zyrtar, avionët indianë lëshuan raketa ajër-tokë në drejtim të bazave ajrore Noor Khan, Murid dhe Sorkot të Forcave Ajrore të Pakistanit. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
“India tani duhet të presë përgjigjen tonë,” paralajmëroi zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze.
Indian Cruise Missile hitting Nur Khan AB earlier https://t.co/IlWLhTb32j pic.twitter.com/GGknlZWxJc
— MenchOsint (@MenchOsint) May 9, 2025
Ndërkohë, dhjetë shpërthime u dëgjuan pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Srinagarit, në rajonin e Kashmirit të administruar nga India, sipas autoriteteve lokale.
Another Airforce base hit.
Rafiqui Airforce base, Jhang Punjab.
Insha allah boys playing well.. pic.twitter.com/xPebA8zH2v— औरंगज़ेब 🇮🇳 (@__phoenix_fire_) May 9, 2025
Shpërthimet pasuan ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga raketat, të cilat, sipas dëshmitarëve, u panë në qiellin mbi qytetin Jammu më herët të premten.
Më herët, një zëdhënës tjetër i ushtrisë pakistaneze deklaroi në televizionin shtetëror se India kishte lëshuar gjashtë raketa balistike, të cilat përfunduan brenda territorit indian.
“Dua t’ju sjell një lajm tronditës: India ka lëshuar gjashtë raketa balistike nga Ishujt Andaman dhe Nikobar. Njëra prej tyre ra në vetë ishujt, ndërsa pesë të tjerat goditën qytetin Amritsar në shtetin indian të Punjabit,” tha ai në një videomesazh të transmetuar rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës (ora lokale; mesnatë në Greqi).
“Ky është një zhvillim tronditës dhe një provokim i nivelit më të lartë. India tani po qëllon raketa balistike mbi popullsinë e saj,” theksoi zëdhënësi, duke e quajtur veprimin “të pakuptimtë dhe të pajustifikueshëm”.
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dëshmitarë, raportoi se shpërthime u dëgjuan edhe në qytetin e Amritsarit.
Top Channel