
Wanda Nara ka lënë të kuptohet se mund të ketë një mundësi për rikthimin e lidhjes me Mauro Icardi-n, pas ndarjes së tyre të fundit.
Në një intervistë të fundit, ajo ka zbuluar se ishte vetë ajo që mori vendimin për të përfunduar marrëdhënien, duke e konsideruar si një hap të nevojshëm për të dy.
“Unë isha ajo që mora atë vendim, mendova se ishte gjëja më e mirë për të dy”, ka thënë Wanda. Megjithatë, ajo ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi të mundshëm. “Të rikthehemi bashkë? Nuk ka mundësi tani, por kush e di çfarë mund të ndodhë nesër. Nuk mund të thuash ‘kurrë më’ sepse çdo gjë mund të ndodhë në jetë.”
Komentet e Wandës kanë shkaktuar spekulime të shumta, duke lënë fansat të pyesin nëse historia e dashurisë me Icardi-n mund të ketë një kapitull të ri në të ardhmen.
Top Channel