Në Sarandë turizëm gjithë vitin! Shumë të huaj qëndrojnë me javë të tëra, rezervimet 50% më të larta se në 2024

03/05/2025 12:36

Afërsia me Korfuzin e bën Sarandën një qytet turistik që ka prurje nga të gjitha anët gjatë gjithë vitit.

Vizitorë vendas e të huaj tërhiqen nga plazhet me ujëra kristal, te sitet historike si Butrinti, Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, e deri te shëtitoret që gumëzhijnë nga turistë nga e gjithë bota – Saranda po jeton një transformim të mirëfilltë turistik.

Nga viti i kaluar pritshmëritë janë në rritje, duke parë edhe rezervimet që janë bërë deri në fillim të muajit maj. Rezervimet janë nga Gjermania, vendet nordike deri në 50% më shumë se vitin e kaluar

Pushuesit e huaj që ndodhen në Sarandë shprehen të kënaqur për atë çfarë gjejnë këtu:

“Ndodhem në Sarandë prej katër javësh dhe më pëlqen të bëj pushime të gjata. Deti i mrekullueshëm këtu, ushqimi po, por edhe njerëzit e mrekullueshëm. Moti fantastik.”

“Vijmë nga Zvicra dhe këtu në Sarandë është shumë bukur, plazhe të bukura dhe njerëz vërtet shumë të mirë”. 

“Vij nga Amerika, prej pak ditësh ndodhem këtu. Kam vizituar Tiranën dhe tani ndodhem këtu. Kam në plan të shkoj në veri të Shqipërisë, por jugu më pëlqen shumë. Keni një bregdet të mrekullueshëm dhe në këtë periudhë ka pak njerëz, jam duke e shijuar.”

“Do të qëndroj në Shqipëri për dy javë. Më pëlqen këtu në Sarandë dhe do të vijoj ta vizitoj vendin tuaj edhe dy javë të tjera”. 

“Vij nga Amerika dhe kam vendosur të bëj pushime të gjata këtu – gjashtë javë. Janë njerëz të mrekullueshëm dhe ujërat shumë të pastra. Do të rikthehemi prapë këtu”.

“Jam nga Maroku dhe vij nga Anglia. Është hera e parë këtu dhe më pëlqen shumë ky vend.”

“Jam nga Londra dhe është hera e dytë në Shqipëri. Keni një vend të mrekullueshëm dhe çmime shumë të lira. Vende të bukura si Maroku, ashtu edhe Shqipëria – të dyja shumë të bukura.”

Saranda nuk është më një destinacion pushimesh – por një eksperiencë që të fton ta jetosh gjatë dhe shpesh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta