“Yjet Shqiptarë të Diasporës”, Danja Koka moderatore e gjysmëfinaleve dhe finales së madhe! Zbulon surprizat e projektit të “Fondacionit Dritan Hoxha”

01/05/2025 10:44

Gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka, do të jetë moderatorja e gjysmëfinales dhe finales së programit “Yjet Shqiptarë të Diasporës”, që zbulon talentet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

E ftuar këtë mëngjes në “Wake UP”, Danja zbuloi se se do të moderojë spektaklin e gjysmëfinaleve dhe finales, që do të transmetohen në primetime në Top Channel.

“Jam e nderuar të jem pjesë e këtij projekti, jam e nderuar për ftesën që më bënë. Është një projekt që më ka shërbyer si një mozaik për të sjellë në Shqipëri talente të fushave te ndryshme të botës së artit. Është një projekt që ka zbuluar talente në këngë, baletë etij. Janë që të gjithë të mrekullueshëm. Janë gjithsej 22 gjysmëfinalistë që do të vijnë në Tiranë.

Unë jam moderatore. Juria do të japë vlerësimet për performancat më të mira, por nga ana tjetër, edhe publiku mund të votojë të preferuarin. Votave të jurisë do t’u bashkangjiten votat e publikut dhe ai do të jetë ylli i diasporës shqiptare. Ky projekt hap siparin e një kapitulli të ri për mua, jam e nderuar”, tha Danja.

Gjysmëfinalistet, 22 konkurrentët më të votuar në talent shown “Yjet Shqiptarë të Diasporës do të jenë në fund të majit në Tiranë.

Konkurrentët nga Italia, Belgjika, Norvegjia, Anglia, Irlanda, Gjermania, Maqedonia e Veriut do të interpretojnë në zhanera të ndryshëm dhe me performanca spektakolare.

Konkurrentët  më të votuar nga juria, si edhe nga votat e publikut do të jenë finalistët.  Konkurrenti që do të marrë më shumë vota nga juria dhe nga publiku do të shpallet “Ylli shqiptar i Diasporës”.

Publiku mund të votojë në website e Top Channel, https://voto.top-channel.tv/ Projekti është realizuar nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta