Ukraina hakmerret, sulmon tregun e Khersonit, 7 të vdekur dhe 20 të plagosur

01/05/2025 13:42

Të paktën 7 persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën sot në një sulm me dron ukrainas në qytetin Oletsky të kontrolluar nga Rusia në rajonin Kherson të Ukrainës jugore.

“Rreth orës 09:30 në Oletsky, në zonën e tregut qendror, ushtarët ukrainas nisën një sulm masiv me dronë ndaj civilëve. Shumë njerëz ishin në treg në kohën e sulmit ”, tha guvernatori rajonal i emëruar nga Moska, Vladimir Saldo, në një postim në Telegram.

“Sipas të dhënave paraprake, ka të paktën 7 të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur”, shtoi ai.

Më tej Saldo akuzoi ushtrinë ukrainase për lëshimin e dronëve të rinj pas valës së parë të sulmit për të “vrarë të mbijetuarit” atje.

Qyteti i Oletsky, i cili kishte rreth 20,000 banorë para pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, ndodhet në bregun lindor të lumit Dnieper, në një sektor të pushtuar nga Rusia dhe disa kilometra në lindje të Khersonit, kryeqytetit rajonal, të cilin Moska e kishte pushtuar gjithashtu përpara se të rimerrte kontrollin nga ushtria ukrainase në vjeshtën e vitit 2022.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta