Rama ironizon deklaratat e Alfred Lelës: U katandis puna që dhe familja e SHBA të përgënjeshtrojë komentet

29/04/2025 09:06

Kryeministri Edi Rama ironizoi deklaratat e drejtorit të komunikimit në PD, Alfed Lelës, që një ditë më parë shpërndau një lajm, ku ndër të tjera thuhej se Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë, ku të takonte kryeministrin.

Për situatën e krijuar, ku Lelës iu përgjigjën Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, Rama tha se “PD u katandis aq keq, sa dhe familjes së SHBA-së iu desh të përgënjeshtrojë komentet”.

Si mund të jeni kaq lehtësisht të manipulueshëm ju që jeni në ujërat e kënetës. Si mund ta pini atë ujë sikur është Red Bull. Po cilën verë, si? Pse, mund të dal dhe unë të them një budallallëk të tillë por nuk ma besojnë. Si është e mundur që ju besimtarët e kënetës jeni të gatshëm të thithni çdo ujë të ndotur që ju hedhin në fyt. Sikurse morën si shampanjë ardhjen e Trump si shpëtimtarin e kënetës. E patë ca ndodhi dje me zëdhënësin e kënetës, që tha Rama dështoi të shkonte në Beograd dhe të takonte Vuçiçi, ku do bënte sikur do takohej me djalin e Trump. U katandis puna që edhe familja e SHBA të përgënjeshtrojë komentet“, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta