
Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i fundosjes së Titanikut është shitur në ankand për një shifër rekord prej 300 mijë paund.
Pasagjeri i klasit të parë, Kolonel Archibald Gracie, shkroi letrën “E Vërteta rreth Titanikut”, në të cilën ai përshkroi përvojën e tij të tragjedisë së 15 prillit 1912 që mori jetën e 1,500 personave gjatë udhëtimit të anijes për në Nju Jork.
Letra është e datës 10 prill 1912, dita kur ai hipi në anije, dhe mban vulën postare Queenstown 3:45 pasdite më 11 prill dhe Londër më 12 prill.
“Është një anije e bukur, por do të pres deri në fund të udhëtimit tim para se ta gjykoj”, shkruan ai.
Artikulli u shit për pesë herë më shumë se çmimi i tij i vlerësuar prej 60,000 £ në Henry Aldridge and Son of Devizes, Wiltshire. Ishte çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë për një letër të shkruar në Titanik, thanë ankandistët.
Letrat nga të mbijetuarit e profilit të Gracie rrallë dalin në treg dhe artikulli nuk është ofruar kurrë për shitje më parë, thanë ankandistët.
Xhaxhai i shitësit, i cili ishte një i njohur i Gracie, e mori letrën në hotelin Waldorf në Londër.
” Anija ‘Oceanic’ është si një mikeshë e vjetër dhe ndërsa i mungon stili i përpunuar dhe argëtimet e larmishme të kësaj anijeje të madhe, cilësitë e saj të detit dhe pamja e saj si jaht më bëjnë të më mungojë”, shkruante Gracie.
Koloneli kaloi pjesën më të madhe të udhëtimit duke shoqëruar disa gra të pashoqëruara, përfshirë një grua dhe tre motra që mbijetuan, thuhet në shënim.
Më 14 prill, ai luajti dhe notoi në pishinën e Titanikut, përpara se të shkonte në kishë.
Rreth orës 23:40, ai u zgjua dhe zbuloi se motorët e anijes nuk po punonin.
Ai ndihmoi gratë dhe fëmijët të hipnin në varkat e shpëtimit dhe u solli atyre batanije para se anija të fundosej nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik të Veriut.
Gracie arriti të hipte në një varkë të përmbysur së bashku me disa dhjetëra burra të tjerë.
Kishte notarë përreth tyre, por ata në bord po vozisnin nga frika se mos fundosej varka.
“Në asnjë rast, jam i kënaqur ta them, nuk dëgjova asnjë fjalë qortimi nga ndonjë notar për refuzimin e ofrimit të ndihmës”, shkroi koloneli më vonë.
Ai tha gjithashtu se më shumë se gjysma e burrave që kishin mbërritur fillimisht në varkë vdiqën nga lodhja ose të ftohtit dhe rrëshqitën nga varka e përmbysur gjatë natës.
Henry Aldridge dhe Son thanë se “E Vërteta Rreth Titanikut është” një nga rrëfimet më të detajuara të ngjarjeve të natës”.
Top Channel