“6 mln euro për nongratën e Berishës”, Rama nga Vlora: Na thanë se do e hiqte kur të vinte Trump, ku u gjetën ato para?

27/04/2025 17:55

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës elektoral me gra dhe vajza në Vlorë. Rama e nisi fjalimin duke ironizuar ‘damkën e Berishës’ siç e quajti ai non-gratën e vendosur nga SHBA, për të cilën tha se do paguhen 6 milionë euro.

“Ku u gjetën ato para. Si për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para sesa shteti shqiptar jep për partitë politike. Është e çuditshme kur mendon se ne na u tha se sa të vinte Trump do ikte nongrata, tani u dashkan edhe 6 mln Euro me shpresën se do ikte non grata.

Edhe sikur të rrijë apo të ikë, kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese shqiptarë që duhet të marrin  një vendim historik“-tha Rama.

Teksa u kërkoi votën vlonjatëve, Rama tha se 11 maji vendos fatin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nuk është një zgjedhje mes dy kampeve politike, është një zgjedhjes me Shqipërinë në BE, Europë dhe interesit kombëtar të një populli të tërë dhe hallit privat të një 80 e kusur vjeçari që vazhdon të bëjë çorap Shqipërinë”-u shpreh Rama.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta