EMRI/ Sherr mes disa personash afër një kompleksi në Farkë, përfundon në spital 19-vjeçari
25/04/2025 20:30
Persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt rreth orës 19:15 në afërsi të një kompleksi në Farkë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi Kristi Fufi, rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Kristi Fufi ndodhet në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi dyshohet se u godit me bisht fshese në kokë.
Pas sherrit ishte vetë Fufi që shkoi të denonconte rastin.
Dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur edhe armë zjarri, por nuk i kanë përdorur.
Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes personave, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Top Channel