“Do ‘shkrijmë’ e-albania”, Berisha para gazetarëve: Në 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do kthejmë të gjitha zyrat siç ishin në 2013
25/04/2025 13:08
Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët, se nëse vjen në pushtet, në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të ‘shkrijë’ e-albania dhe do rikthejë të gjitha zyrat si në 2013.
Ai tha se çdo zyrë do të kthehet nëpër bashki siç kanë qenë më parë.
“Mungesa e të gjitha zyrave, shkatërrimi i qyteteve, heqja e administratave, por premtimet e mia ishin të qarta, kjo merr fund 100 ditët e para, në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrtar siç kanë qenë në 2013, të gjitha shërbimet”, tha Berisha.
Top Channel