Inside Story/ Premtime boshe apo programe reale? Aktivisti: Pse rinia është mënjanuar në këtë fushatë

23/04/2025 21:41

Për Migen Qiraxhi, nga organizata ‘Qëndresa Qytetare’, për të kuptuar se sa reale janë premtimet e çdo subjekti politik, duhet te kenë pas tre pyetje me përgjigjet përkatëse.

Pasi artikulon se çfarë do të bësh, duhet të tregosh po qartë: Si do bësh? Sa të kushton dhe ku do ti gjesh lekët për të cilat kushton premtimi yt? Nëse ai nuk mban këto tre përgjigje ai nuk meriton të quhet i vlefshëm dhe asnjëra se kanë bërë’ u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Hulumtime të ndryshme tregojnë se arsimi është një nga arsyet që më së shumti i shtyn të rinjtë të emigrojnë. Në një nga takimet e tij, kryeministri Rama deklaroi se do të ndërtojë 200 shkolla të reja, ndërsa ka deklaruar se janë ndërtuar 450 shkolla të reja deri më tani.

Por, të dhënat e servirura nga Ministria e Arsimit tregojnë një realitet dramatik. Sipas Ministrisë së Arsimit, nga viti 2012 deri në 2022 u mbyllën 295 shkolla të arsimit të detyrueshëm.  Mbyllja e shkollave është diktuar nga ulja e shpejtë e numrit të nxënësve.  Sipas INSTAT, nga 2011 më 2023, numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%.

‘Pa vënë filtrat dhe statistika mund të vendosin çfarë numrash të duan dhe kryeministri mund të thotë jo 200 por 600 shkolla të reja’ u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare

Premtimet për rininë nga Partia Demokratike shpërfaqin një tjetër realitet të pamundur pasi kjo parti, ka premtuar gjithçka pa iu përgjigjur pyetjes SI?…

Demokratët thonë se nëse vijnë në pushtet, do të aplikojnë zero taksa për arsimin, premtojnë 200 euro minimum jetik për çdo të ri; 250 euro për fëmijët që detyrohen të shkojnë në shkolla të tjera; zero taksa për 3 vite për bizneset e të rinjve, shteti paguan kontributet shoqërore tek bizneset që punojnë të rinjtë; 1 çati për çdo çift të ri: financim 20% të shumës që i duhet të ketë çifti për kredi, deri në 30 mijë euro kredi pa interes. Kredia falet për çiftet që bëhen me 3 fëmijë, etj.

Partia Demokratike është futur duke premtuar çfarë i ka dalë përpara për rininë. Ngjason sikur në qeverisjen demokratike në të ardhmen, jeta lind 30 vjeç sepse deri në 30 vjeç është shteti do të mbajë ty’ u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare

Të gjitha këto premtime nëse nuk kanë nga mbrapa sa para kushtojnë dhe ku do i gjejë paratë sigurisht janë premtime që nuk qëndrojnë dhe kjo është problematika më e madhe e partive në lidhje me premtimet që ato bëjnë: e nisin në mënyrë të pasinqertë komunikimin me qytetarin’ u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta