Inside Story/ “Tarifa ime është 3%, s’ka nevojë për bujë”, i infiltruari që zbërtheu grupin ‘Crypto’ të parave të dyshimta
Pavarësisht suksesit dhe arritjeve profesionale, ai, Florian Haçkaj, ëndërron që një ditë të kthehet në Shqipëri dhe këto mundësi t’ia ofrojë vendi i tij.
Inside Story hulumtoi programet e dy partive kryesore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që janë forcat me shanset më të mëdha për të fituar dhe qeverisur vendin. Ky është programi i Partisë Socialiste, që kërkon mandatin e katërt radhazi, publikuar në faqen zyrtare të saj. Siç e shikoni Rinia në programin e partisë Socialiste ka vetëm një paragraf. Ato pak fjali janë mjaft të vakëta dhe të përgjithshme, pa dhënë asnjë ide se cila do të jetë rruga e rinisë deri më 2030.
‘Nga maxhoranca ne vlerësojmë një varfëri të madhe të premtimeve në lidhje me rininë e viteve 2025-2029’ u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare
‘E kuptoj pak a shumë që rinia nuk është më synim i partive politike, sepse ka ikur. Ajo që ne mund të bëjmë në këtë moment është të fillojmë të ndërtojmë një shoqëri, ku rinia, të gjithë kthehen dhe kontribuojnë’ u shpreh aktivistja, Sidorela Vatnikaj.
‘Unë mund të aludoj që shtresa që është më larg saj i ka kushtuar më pak vëmendje dhe ndoshta pse zë kaq pak vend rinia tek program i PS’ u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.
Top Channel