
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Top Channel bashkëpunon me sondazhistin që parashikoi rezultatin e presidentit Donald Trump në presidencialet e SHBA-së dhe sot publikohen në emisionin Top Story parashikimet e para për zgjedhjet e 11 majit.
CEO i McLaughlin & Associates, John McLaughlin, në një lidhje direkte nga SHBA për “Top Story” tha se elektorati shqiptar është pak a shumë si ai amerikan.
“Do të zhvillojmë dhe dy të tjera, bëjmë sondazhe derë më derë, ajo që është interesante madje ka edhe sondazhe para zgjedhjeve, kanë pak ndryshime, elektorati shqiptar është pak a shumë si ai amerikan, renditja e tij është 53 në favor, 43 jo të favorshme, 46 kundërshtime ndaj tij, persona që e pëlqejnë atë apo e mbështesin janë diku tek 1% e votës. Nuk ka shumë luhatje, mund të jetë betejë që mund të arrijë të paktën 1% që të kalojnë pragun.
Është më tepër një vend i së majtës dhe i qendrës, do të thotë se ka nga persona një në 10 që e quajnë veten të majtë dhe një në 10 që e quajnë veten të qendrës, Berisha i cili është kandidati kryesor opozitar, ka 39 % të votave në krah të tij, kur shikon votat e kryeministrit dhe krahason votat me të Berishës, Berisha ka 1 në 4 që e quajnë veten të qendrës kurse kryeministri ka gati gjysmat.
Të qendrës synojnë t’i afrohen kryeministrit, më pas kemi dhe partitë e vogla. Ne identifikojmë ata persona që kanë prirje për të votuar, ka persona që janë shprehur që nuk janë të interesuar, kampioni mbështet tek ata që votojnë gjithnjë dhe zgjedhjet kryesore”, tha McLaughlin.
Top Channel