Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

21/04/2025 19:00

Në mesditë në katedralen e Shën Palit në Tiranë dhe në të gjithë kishat në vend kanë rënë kambanat që njoftojnë besimtarët për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Besimtarë të shumtë kanë ndezur qirinj e janë lutur për shpirtin e tij.

Ndërkohë në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit ka nisur një meshë dedikuar Papa Françeskut, e cila drejtohet nga kreu i  kishës Katolike në Shqipëri Im Zot, Arjan Dodaj.

Meshat e lutjes në nder të Papës po mbahen edhe në qytete të tjera të vendit.

Gjatë paradites në katedralen e Shën Palit janë zhvilluar ceremonitë e liturgjisë pagëzimit për ata që kishin planifikuar ndërkohë që shumë turistë të huaj e kanë vizituar atë  ku kanë mësuar edhe për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Po e mësova nga lajmet ne Facebook dhe Intagram ..Por Papa prej kohesh nuk ishte mire dhe pritej te ndoshta. Është fatkeqësi , e trishtueshme”, tha një grua italiane.

Konfernca Ipeshkvore doli  në një konferencë në mesditë.

Kreu i kishës katolike të Shqipërisë shpërndau një qarkore për kremtimin e Meshës së Dritës më rastin e vdekjes së Papa Françeskut ku i fton të gjithë besimtarët  të jenë pjesë ë lutjeve për shpirtin e tij

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta