Kryeministri Edi Rama, teksa po bisedonte me gratë dhe vajzat në Kamëz, deklaroi se në 11 maj opozita nuk do të marrë asgjë.

Ai përmendi edhe takimin e Berishës në Kamëz, ku ironizoi deklaratat e tij.

“Na e ka sjellë fati sot në dorë, që ne të mund të vendosim për historinë më 11 maj si shqiptarë dhe shqiptare. Kur Gjergj Kastrioti, profeti i historisë kombëtare, i vuri gjoksin perëndimit, ai bëri zgjedhjen profetike për të gjithë ne që të shikojmë nga rilindasit.

Nuk kishte BE atëhere, as kur u ndamë nga perandoria. Ne populli nuk e patëm mundësinë të zgjedhim, derisa ra komunizmi. U bëmë i vetmi popull që na doli nga shpirti që e duam Shqipërinë si Europa.

Shikoni sa shumë u vonuam, njësoj si në Kamëz, sa shumë u vonuam nëpër kanale dhe llumë. Pash bufin e kënetës, kishte ardhur diku në shesh në rrugë, e thoshte do të ju marrim paratë qytetarëve dhe do jua japim qytetarëve se kemi eksperiencë, është e vërtetë ka eksperiencë.

E provuan duke duke shkuar pas bufit, ço paratë tek Sudja për të marrë para dhe pastaj morën Noc Rrokun. Në mënyrën më të dhimbshme. Për bufin dhe kënetën e tij, në 11 maj do të ketë Noc rrokun”, u shpreh Rama.

Top Channel