“Dikur ligjin e bënin burra të dhunshëm”/ Rama takim me gratë në Kamëz: Tentuam t’i japim një shans…

20/04/2025 18:07

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me gratë dhe vajzat në Kamëz, teksa pak javë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit.

Ai tregoi se në 2011 gratë në Kamëz nuk lejoheshin të votonin, kjo për shkak të ndërhyrjes së disa burrave që i i quajti të dhunshëm.

“Është realisht e pabesueshme po të kesh parasysh se nga jemi nisur dhe të shohësh këtë lumë vajzash që nuk dihet ku ka fund. Unë e mbaj mend shumë mirë kur Rakipi e ka prekur forcën e grave këtu. Ka qenë fushata e tij e parë fare shumë vite më parë, ku tentuam t’i japim Kamzës një shans, një rrugë të re, por nuk mjaftoi dhe në atë kohë për shumë nga vajzat e reja që janë këtu mund t’u duket e pabesueshme, në 2011.

Një dekadë e pak. Në disa qendra votimi ishte e pamundur të shkoje në komision sepse aty ligjin e bënin disa burra të dhunshëm. Më kujtohet Rakipi kur kemi folur, e më tha që ka pika kur nuk ka votim se ka njerëz të dhunshëm që të marrin me forcë votën ose s’të lënë të votosh. Ato më të vështirat dolën të vetmet që nuk ka pasur probleme se Rakipi çoi gra atje në komision. Kjo ka qenë një nga shumë provat”, tha Rama.

Top Channel