LIVE/ Trump tha se Teherani dëshiron marrëveshje, Irani i përgjigjet: Presidenti i SHBA po negocion me veten, ne s’e kemi në plan 25/03 09:30
Një 42-vjeçar është ekzekutuar nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit në Athinë.
Top Channel ka siguruar videon ekskluzive kur shtetasi egjiptian vritet me armë zjarri.
Sipas policisë greke, viktima ishte duke parkuar automjetin e tij në rrugën Skipi në lagjen Kalithea në momentin që u sulmua me disa plumba. Dy prej plumbave prekën trupin e tij, duke i shkaktuar vdekjen.
Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet gjatë këtë mëngjes nga banorët e lagjes.
Mësohet se viktima kishte precendentë penale për trafik droge ndaj dhe pista më e mundshme është ajo e larjes së hesapeve mes bandave të trafikut të drogës.
Top Channel