
Nga rubrika “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi i cili tha se kjo qeveri ka kryer investime vetëm në Jugun e Shqipërisë.
Rama i listoi komentuesit rrugët e investuara në veri, ndërsa tha se edhe në gjak është nga veriu dhe jugu.
“Një ndër veprat më të mëdha dhe më të vëshitrat është Rruga e Arbrit, kjo shkon në jug apo në veri. Rruga e Thethit, është në jug apo në veri. Rruga që shkon në Vermosh, është në jug apo në veri? Rruga e Lurës sipas teje në jug apo veri, unë them në veri si rruga e Kombit që u la rrugëve si të gjitha rrugët e tjera. Të gjitha këto rrugë janë ndërtuar nga kjo qeveri të gjitha. Më përfundimin e rrugës së Lurës preket dhe një destinacion turistik.
dhe të tjera projekte në veri. Hekurudha Durrës Gjakovë, shkon në jug apo në veri. Vetë Tropoja ishte një gropë e zezë, sot është një destinacion turistik. Shiko rrugën e Valbonës, e ka bërë kjo qeveri. Rruga e Komanit, po rruga e Dukagjinit.
A do të vazhdoj akoma, të mbaj një orë këtu. Këto dëngla mos mi tregoni mua se unë dhe në gjak jam nga veriu dhe jugu se kam pasur bekimin me një gjyshe shkodrane dhe të kem një gjysh me prejardhje nga Berati po lindur e rritur në Durrës dhe gjyshërit e tjerë te bregu por ardhur nga Mirdita, a do akoma? Gjej argument tjetër të lutem se dukesh goxha burrë dhe sikur nuk të shkon”-u shpreh Rama.
Top Channel