Kampionati Europian U 17 për herë të parë në Shqipëri, Duka: Moment historik

15/04/2025 15:36

FSHF hapi nga Durrësi fushatën promovuese për Kampionatin Europian U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri këtë vit.

Presidenti i Federatës, Armand Duka, e cilësoi këtë kampionat një moment historik për vendin tonë, duke ftuar qytetarët të mbështesin ekipin kombëtar.

“Do ta kthejmë në një festë më shumë se sportive. Durrësi do tregojë mikpritjen që meriton ky kampionat”, tha Duka.

Qytetarë të grupmoshave të ndryshme, veçanërisht fëmijët shijuan lojërat dhe  muzikën në shesh, ndërsa Evropiani pritet të sjellë më shumë gjallëri në qytet.

Endrit Hoxha, Zv.Ministër i Arsimit e Sporteve tha: “Ky Europian do i sjellë Durrësit jetë, turizëm dhe sport”.

“Grupi është i fortë, por kemi vetëbesim. Duhet të përkrahim çunat tanë”, u shpreh ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula.

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit është një nga katër stadiumet pritëse të Kampionatit Europian U-17 dhe do të presë disa nga ndeshjet e këtij edicioni. Në këtë kampionat do të marrin pjesë 7 ekipet më të mira europiane për këtë moshë, si dhe Shqipëria si vend organizator.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta