“Të biesh në dashuri me armikun”, publikohet për herë të parë deklarata e Kristit për Selin, fituesja e Big Brother: E nisëm me urrejtje, por…
Një incident i rende ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP.
Përpara daljes së tij nga shtëpia pas eliminimit nga vota e publikut, Jozi ofendoi dhe goditi fizikisht Gjestin.
Menjëherë pas incidentit, produksioni i Big Brother ka lajmëruar Policinë e Shtetit, e cila ka ndërhyrë duke shoqëruar Jozin, i cili u ndalua menjëherë nga Produksioni.
Efektivët e uniformave blu bënë të mundur ndalimin e banorit të Big Brother Albania duke vijuar më pas me procedurën e marrjes së tij në pyetje. Në të njëjtën kohë një ekip mjekësor u kujdes nga afër për gjendjen shëndetësore të Gjestit duke i garantuar atij asistencën mjekësore pas goditjes nga Jozi.
Mësohet se gjendja shëndetësore e Gjestit është e stabilizuar.
Top Channel