Aleanca për Shqipërinë Madhështore çel zyrtarisht fushatën zgjedhore për 11 majin.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti në sheshin “Nënë Tereza” krah Chris LaCivita.

Ai është pritur nga brohorimat e mbështetësve, të cilët mbanin falmujt shqiptarë, amerikanë dhe të Bashkimit Europian.

Mitingu nisi me prezantimin e të gjithë kandidatëve për 12 qarqet e vendit.

Në podium nuk do të ngjitet vetëm kryedemokrati Sali Berisha, por do të jetë dhe një skenografi tërësisht me të rinj, të cilët do të jenë dekori i Berishës në podium, ku do të mbajë dhe fjalën.

Surpriza e kryedemokratit në këtë miting është strategu i tij, Chris LaCivita, i cili tashmë e ka dhënë mesazhin në rrjetet sociale, ku më parë ka postuar videon e një bufi që gllabëron një mi, duke “thumbuar” kryeministrin Rama.

Pritet për t’u parë cili do të jetë mesazhi i LaCivita përpara demokratëve, të cilët janë ulur përreth sheshit “Nënë Tereza”, ku janë gati 6 mijë karrige.

Fushata e Berishës do të jetë “alla-Donald Trump”, pasi demokratët presin të ndjekin modelin e Presidentit Donald Trump në fushatën e tij presidenciale.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta