“Alternativa” dhe “Besa” e sotme do e bashkojnë paturpësinë e djeshme!

10/04/2025 21:05

Nga Kim Mehmeti

Sipas raportimeve mediatike del se vëllazëria VLEN o do copëtohet, o do bashkohet në një parti të vetme.

Nuk dua të përgjithësoj dhe nuk e di se çka do bashkojnë mes veti të tjerët, por sa i përket “Alternativës” dhe “Besës” së Klanit të Llërcës, ato sot mund ta bashkojnë vetëm paturpësinë e djeshme kur drejtuesit e tyre shkelën mbi vullnetin politikë të gjashtëdhjetë mijë votuesve, kur çka nuk thanë për njëri tjetrin, duke e copëtuar “Besën” e dikurshme si ta kishin arë të tyre që e kishin trashëguar nga gjyshërit e vet.

Por kjo paturpësi e tyre shpërfaq diçka edhe më të dhembshme se aq: fytyrën e disa votuesve që shtiren se nuk e mban mend çka ndodhi dikur dhe që sot i votojnë këto dy parti, mbase duke iu i përmbajtur parimit: rrofshin hajdutët e partisë sime!

E sa i përket hajnokracisë që ndërton Maqedonia, shqiptarët e këtushëm gjithnjë e më shumë binden se sa për hajdutë, s’ke pse i ndërron ata të BDI-së më të VLEN-it, sepse shkathtësia e tyre shkon deri aty sa, përderisa me njërën dorë e zhvatin popullin, me tjetrën ia ledhatojnë kokën duke e bindur se ashtu e duan ndërkombëtarët dhe integrimet euroatlantike. (Kim Mehmeti)

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta