Sa të interesuar janë adoleshentët shqiptarë për politikën?

09/09/2026 17:12

Nga Eduard Zaloshnja

Para ca ditësh zhvillova një anketim elektronik me adoleshentë 15-18 vjeçarë, për llogari të kompanisë së informacionit AIM. Në kampionin e anketimit u përfshinë 1103 adoleshentë krejt të rastësishëm nga i gjithë vendi. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor ishte plus/minus 3%.

Nga anketimi, rezultoi se rreth 80% e adoleshentëve 15-18 vjeçarë nuk janë të interesuar për zhvillimet politike në vend. Ndërkohë, pothuaj 90% e tyre janë ndjekës të rregullt të rrjeteve sociale.

Rreth 12% e adoleshentëve 15-18 vjeçarë kanë gjasa të votojnë më 2029 njësoj si prindërit e tyre, rreth 7% kanë gjasa të votojnë ndryshe nga prindërit e tyre, dhe rreth 81% nuk kanë gjasa të votojnë.

Nga të dhënat më të fundit të INSTAT-it, rezulton se në në Shqipëri banojnë aktualisht rreth 105 mijë adoleshentë 15-18 vjeçarë, nga të cilët rreth 84% janë nxënës të shkollave të mesme (publike dhe private).

Duke ndërthurur shifrat e mësipërme zyrtare me ato të anketimit AIM, rezulton me ekstrapolim të përafërt statistikor se vetëm rreth 20 mijë adoleshentë aktualë 15-18 vjeçarë kanë gjasa të votojnë më 2029.

Top Channel